TERMOSTAL 400

PËRSHKRIM I PRODUKTIT

TERMOSTAL 400 është lyerës një komponentësh në bazë të lidhësve special, i qëndrueshëm në temperatura deri 400°C. Lyerësi përmban pastë alumini e cila i jep pamje nga argjendi. Përdoret për mbrojtjen dekorative të gjësendeve metalike siç janë gypat për bartjen e tymit, kaminat, furrat dhe gjësendet e ngjashme që i ekspozohen temperaturave deri 400°C.

PËRDORIMI

Shtresa në të cilën do të aplikohet lyerësi duhet të jetë e thatë, e payndyrë, pa ndryshk dhe e pastërt. Preferohet trashësi filmi të tharë prej 15-20 µm që i pershtatet 60-80 µm filmi të lagësht. Të evitohen shtresat më të trasha se 25 µm filmi të tharë që i përshtatet 100 µm filmi të lagësht. Në rast të shtresimit të trashë mund të vie deri të pëlcitja e ngjyrës.

INTERVALI BRENDA LYERJEVE

Preferohet aplikimi i 1-2 shtresave. Min. Intervali brenda lyerjeve është 2h në temperaturë prej 20ºC. Pas 24 h mund ti ekspozohet ngrohjes.

MBULIMI

11,0 - 13,0 m2/l në një shtresë në sipërfaqe të lëmuar, me trashësi filmi të tharë prej 20 µm.

TRETËSI

Tretës për bojëra me tharje të shpejtë.

DEPONIMI

Të deponohet në hapësirë të thatë, të ajrosur mirë dhe larg ekspozimit të rrezeve të diellit në temperaturë nga +5°C deri + 25°C.

APLIKIMI

Spërkatje tradicionale me ajër të kompresuar, për sipërfaqe më të vogla mund të aplikohet me furçë. Boja sipas rregullave aplikohet e pa tretur. Në rast të nevojës për tretje shtohet maksimum deri 5% të tretësit përkatës.

PAKETIMI

 0,2 l / 0,75 l

NUANCAT

  • argjend

KARAKTERISTIKAT TEKNIKE