Këndi për Mjeshtër

Cdo ditë është duke u rritur numri I atyre që vendosin me guxim të marrin punët e rregullimit të shtëpisë dhe vetë ti japin freskinë duke ngjyrosur muret e brendshme apo vendosjen e fasadës së jashtme. Ngjyrosja e pavarur, përvec që nxit kreativitetin dhe liron hormonin e fatit kur projekti kryhet me sukses, është opcion shumë më I lire në krahasim me angazhimin e një mjeshtri.

Këshilla

1. Sanoni vrimat dhe vendet jo të rrafshta

Sipërfaqja të cilën e ngjyrosni duhet të jetë e lëmuar nëse dëshironi rezultat të përkryer. Letra grithëse është aleat I besueshëm në largimin e vendeve jo të rrafshta. Murin “grryeni” nga fundi në maje, me lëvizje horizontale. Presioni I dorës në letrën grrithëse të jetë I intensitetit të mesëm – I fuqishëm mjaftueshëm ti largojë gungat, por jo shumë në mënyrë që të mos krijojmë më shumë dëmtime. Pas kësaj shikoni nëse ka më vrima më të mëdha. Ato mund ti mbushni me glet masë dhe mos harroni që edhe atë pjesë të sanuar të murit duhet grryer me letër grrithëse që të rrafshohet.

2. Veshni me shirit ngjitës të gjitha këndet dhe siguroni vendet

Para ngjyrosjes të gjitha këndet e mureve duhet të mbulohen me shirit mbrojtës.Përdorni krep shirit të specializuar për punë ngjyrosjeje ngase ajo nuk do të lë gjurmë ngjitësi pas largimit,siq është rasti me shirita tjerë vetëngjitës.Në mënyrë që të evitoni depërtimin e ngjyrës nën shirit mbrojtës, kaloni sipër saj me shpatull dhe në këtë mënyrë do të largoni ajrin I cili gjindet nën sipërfaqe e do ti mbyll të gjitha hapësirat nëpër të cilat ngjyra do të mund të “ikë” nën të.

3. Mos I mbuloni dyshemetë me mbulese plastike

Nëse frigoheni se do të shkatrroni dyshemetë tuaja gjatë ngjyrosjes, më mire mbrojini ato me pëlhurë pambuku. Mbulesat plastike grisen shpejt, mbetjet e ngjyrës në plastikë thahen më ngadalë dhe shpesh I shpërndajmë përmes këpucëve në pjesë të tjera të shtëpisë.Edhe pse pëlhura është opcion më i shtrenjtë për mbrojtje të dyshemeve, gjithsesi është më efikas ngase thithë mbetjet e ngjyrës dhe nuk rrëshqet gjatë ecjes.Pëlhurën mund ta bleni me meter gjatësi në të gjitha shitoret e specializuara për shitjen e materialeve nga textili.

4. Pastroni rulin (apo mbështjellësin) para përdorimit

Nëse keni blerë rul me mbështjellëse ndaras, para përdorimit të pare futeni për ta pastruar në ujë me pak sapun të lëngshëm.Të njejtë mund ta bëni edhe me rulin e thjeshtë pa mbështjellës. Në këtë mënyrë do të largoni nga ruli të gjitha fijet që janë të varura e të cilat do të kishin përfunduar në murin e shtëpisë tuaj.Mbështjellësin apo rulin pastaj duhet ndrydhur mirë dhe mund ta përdorni për ngjyrosje pa pasur nevojë për tharje.

5. Përdorni ngjyrën themelore të nuancuar

Vendet e gletuara shpesh janë të dukshme pas aplikimit të ngjyrës themelore të bardhë. Kjo ndodh për shkak se gletmasa thith nga ngjyra lagështinë dhe vizualisht shpreh ndjenjën e njollave të zbehta.Zgjidhja për këtë problem është aplikimi I ngjyrës themelore të nuancuar në vend të asaj të bardhë. Nëse planifikoni ngjyrën përfundimtare neutrale, atëherë zgjidhni ngjyrën neutrale themelore. Me rëndësi është që ngjyra themelore të jetë e ngjashme me atë përfundimtare, në mënyrë që të zgjidhni të duhurën, para blerjes së ngjyrës konsultohuni me shitësit.

6. Përzieni ngjyrën

Varësisht nga ajo se sa është sipërfaqja e hapësirëstë cilën doni ta ngjyrosni, mund të ju nevojiten më shumë kova ngjyrë.Nuk është sekret se ngjyra e prodhuesit të njejtë mund të varion nga njëra kovë në tjetrën për këtë arsye para ngjyrosjes duhet patjetër përzieni sasinë e në një kovë të të vetme që të sigurohet konsistenca.

7. Ngjyrosni me rul apo kistë të “lagur”

Një pjesë e madhe e njerëzve e kanë zakon që rulin apo kistën ta fusin në kovë apo në pjesën e zhytjes me qëllim që të largojmë ngjyrën e tepërt, por në këtë mënyrë e largojmë pjesën e madhe të ngjyrës. Profesionistët do të largojnë tepricën e ngjyrës duke shkundur cdo kënd të rulit në kovë, kështu teprica e vërtetë do të bie dhe në vegël do të mbes mjasftueshëm ngjyrë për ngjyrosje të rregullt.

8. Filloni të ngjyrosni nga tavani

Nëse ngjyrosni të gjithë hapësirën, rregulla kryesore në këtë situatë thotë që së pari të ngjyrosim tavanin. Në këtë mënyrë parandalojmë rrjedhjen e ngjyrës në muret ndarëse të cilat janë të pa anashkalueshme gjatë punimeve të ngjyrosjes.

9. Mbaroni me një muri para se të vazhdoni me ngjyrosjen e tjetrit

Ngjyrosja e të gjitha këndeve në dhomë dhe kalimi në mure duket si opcion më I thjeshtë, por nëse dëshironi që hapësira në fund të duket e paimagjinueshme, secilin mur trajtojeni në vecanti. Deri të dallimi në pamje të mureve vie për shkak se ngjyra e e cila është aplikuar me kistë(këndet) dhe ajo e aplikuar me rul (muret) nuk mund të përzihen në rregull nëse aplikohen në kohë të ndryshme.Për këtë arsye së pari me kistë rregulloni këndet e njërit murë dhe menjëherë me rul ngjyrosni pjesën e mbetur ngase kështu ngjyra do të thahet njëtrajtmërisht.

10. Ngjyrën nga xhami I dritares largojeni me zhiletë

Mbetjet e ngjyrës në xhamat e dritareve janë të pa evitueshme gjatë ngjyrosjes së hapësirave, por mos u bëni nervoz ngase ngjyra largohet lehtë nga xhami. Mos e prekni derisa është e lagësht/freskët por kur të thahet me ndihmën e zhiletës më levizje të lehtë do ta largoni.

Bëni vetë

Fasada e shtëpisë

Fasada është gjëja e parë e cila zbulon karakterin e shtëpisë përkatësisht të familjes, për këtë arsye nuk çudit fakti që vendimet për zgjedhjen e fasadës zgjasin. Ajo reflekton individualitetin e banorëve dhe krijimtarinë estetike të projektuesve të cilët dëshirojnë që fasada ti mbijetojë dëmtimeve mekanike dhe zbehjes nga dielli. Mirëpo, edhe fasada më e bukur në një moment do të shpenzohet nga natyra. Këtë proces nuk mundemi ta ndalojmë, por mund ti parandalojmë faktorët të cilët e përshpejtojnë këtë shpenzim.

Dilema e shumë njerëzve është si të zgjedhin ngjyrën e cila do të përshtatet mirë me rrethinë, nuk do të iritojë fqinjët, por do të reflektojë individualitetin dhe veçantinë e shtëpisë. Gjithashtu, ngjyrat e fasadave moderne të errëta duhet ti plotësojnë parakushtet teknike në mënyrë që ndikimi i kohës jëtë sa më pak i pashëm. Thithja e rrezatimit të diellit është e rëndësishme nga aspekti i efikasitetit të energjisë.

Edhe pse ngjyrat neutrale mund të duken normale kur marrim parasysh ngjyrat e fasadave, ato megjithatë janë praktike për shumë arsye. Ngjyrat neutrale janë shumë më të thjeshta dhe më pak riskante, përshtaten më mirë me çdo ambient, duken bukur në pothuajse secilën rrethinë dhe pastrohen lehtë. Kur papastërtitë mblidhen në shtëpinë e ngjyrosur me ngjyrë neutrale, ato nuk janë shumë të dukshme si ato shtëpi të cilat kanë ngjyrosur me ngjyrë më të ndriçuar apo me ngjyrë tejet të errët.

Sa do të jetë e qëndrueshme nuanca e një fasade, varet më së shumti nga ndikimet e rrethinës dhe përberjes së materialeve në shtresën e fundit. Sipërfaqet e ndërtesave nga ana e jashtme janë të ekspozuara ndikimeve nga rrethina. Dielli, kokrrizi dhe kondensimi lëshojnë gjurmë njësoj si ndrrimi i temperaturës si dhe ndikimi i substancave të dëmshme. Në këtë rast, është e rëndësishme të dihet: sa më e errët që është nuanca, harxhimi/vjetërsia është më i vërejtshëm. Lagështia është bartësi i  joneve të tharta të cilët shkaktojnë korrodimin e armaturës dhe papastërtive të cilat mbildhen në sipërfaqe të fasadave, lagështia e madhe shkakton rritjen e mikroorganizmave(mykut, algave etj). Këtë proces natyror të plakjes mun ta ngadalsojmë me lyerës të ndryshëm të cilë aplikohen në fasadë.

Mësoni si gletohen muret në mënyrë të drejtë

Pas procesit të gletimit mund të aplikohen ngjyrat, tapetat, apo edhe cdo sipërfaqe tjetër e ngjashme me të.Këtij procesi mund ti qaseni në shumë mënyra varësisht nga dëshira të cilën e keni për punën përfundimtare.Para fillimit të gletimit duhet të dini saktësisht cka do të aplikoni në muret e juaja të gletuara që të arrini efektin e dëshiruar.Kjo pikë është shumë e rëndësishme, sepse përdoren disa lloje të glet masave, si dhe teknika të ndryshme të aplikimit të tyre.

Pse gletimi është i rëndësishëm?

Gjatë adaptimit, renovimit apo largimit të prapavijave, vjen deri shfaqja e pjesëve jo të drejta të murit, dëmtimit të shtresave të vjetra, për këtë arsye gletimi i mureve është proces i rëndësishëm, i cili bëhet para aplikimit të cfarëdo ngjyre, në mënyrë që këto parregullsi të sanohen si duhet dhe muret të mbrohen.

Procesi i gletimit të mureve

Në të gjitha punët e molerëve, përgatitja e mureve është gjëja e parë e cila duhet të bëhet. Në rastet kur muri është i përlyer, është me rëndësi ta pastrojmë. Për pastrimin e mureve më së shpeshti përdoret sapun kaliumi i tretur në ujë. Pas pastrimit dhe tharjes së murit, mund të fillojmë me gletimin e tyre.

Glet masa

Gjatë gletimit të mureve shtresa e parë e përzierjes së glet masës duhet të jetë më i dendur(trashë) së shtresat që pasojnë më pas.Kjo përzierje bëhet me ndihmën e shtesave për burgi, apo mikserit, përzierjen e ujit dhe masës nga thesi. Në rast se sipërfaqet jo të drejta janë më të mëdha, duhet të aplikohet shtresë më e trashë e gletit, në këtë rast gleti duhet të jetë më i dendur(i trashë).

Përgatitja e glet masës

Pasi që keni përcjell udhëzimet e prodhuesit dhe keni përzier mjaft gjatë glet masa bëhet plotësisht homogjene, shumë e rëndësishme është të lihet të pushojë 15 minuta, me c'rast do të reagojnë të gjithë aditivët. Pas kësaj, duhet edhe njëherë të përzihet mirë materiali dhe pastaj të fillohet me gletim.

Aplikimi i glet masës

Materiali vendoset në gleter e cila tërhiqet në mënyrë të pjerrët në muri me c'rast aplikohet glet masa. Në dorën tjetër mund të mbani shpatllën, me të cilën do të mbledhni gletin i cili ka mbet në gleter dhe pastaj ta aplikoni në vende të caktuara sipas nevojës.

Lëmimi

Pas aplikimit të shtresës së parë dhe tharjes së saj, kalohet në lëmuarje. Lëmuarja bëhet me lëvizje të kryqëzuara , me letër grrithëse me anë të së cilës largohen të gjitha tepricat nga muri.Pas kësaj duhet lyer me bazë, në mënyrë që të lidhet shtresa e dytë e gletit.   

Shtresa e dytë e gletit

Shtresa e dytë e gletit përgatitet sikur e para, vetëm se këtë herë ai duhet të jetë më i rrallë(më i hollë). Ai shërben për plotësimin e vrimave dhe pjesëve jo të drejta të cilat kan mbet pas aplikimit të shtresës së parë.Pas aplikimit të shtresës së dytë dhe tharjes së saj, vazhdohet me lëmim, e cila do të duhej që të na jepte murin e drejtë pa gabime.

Në rast se nuk jeni të kënaqur dhe mendoni se nuk e keni arrit pamjen e dëshiruar të murit, procesin e plotë mund ta përsërisni edhe njëherë , mirëpo me glet masë edhe më të hollë.Pas përfundimit të gletimit, mund të fillohet me ngjyrosjen e mureve në nuancat e dëshiruara, mirëpo vetëm atëherë kur muret janë tharë plotësisht.Në të gjitha paketimet  me glet masë është e vendosur koha e nevojshme për tharje, mirëpo ideale kishte me qenë koha nga 2 deri në 8 orë.

Pyetje të shpeshta

Murin mbrapa kuzhines do të kisha dashur ta vesh me faqe nga revista Alan Ford.Ketu lajmërohet problemi logjik: Si ta mbrojmë këtë kreacion nga lagështia, nxehtësia dhe yndyra? Kemi menduar për mbulimin me xham, por aty ekziston mundësia e kondensimit dhe hyrjes se insekteve në hapësirë, apo printimi në xham mirëpo kjo gjë është e kushtueshme. Mua me intereson a është e mundur revistën ta lyej me Top Gloss apo ndonjë tjetër lyerës i cili krijon film mbi letër dhe e mbron atë me vite, dhe njëkohësisht të jetë rezistent ndaj nxehtësisë dhe të lahet lehtë?

E nderuar,

Ju faleminderit për pyetjen. Top Gloss është testuar në tapeta të letrës për muri dhe rezultati është i mirë, nuk ka pas njolla, kalim përtej letrës apo ngjashëm.Tek letra e revistës është situatë ndryshe.Top Gloss lëshon lagështi dhe revista e printuar do të duket tërë kohën sikur është i lagur.Nëse gjatë kësaj do të vie deri te prishja e shtypit gjatë lyerjes, nuk e dijmë pasi që nuk e kemi testu asnjëherë  

Mbetet ende si problem mirëmbajtja, e cila sigurisht nuk është e njejtë sikur te muret e lyera dhe te letra e revistës. Pres që do të përballeni me shumë probleme gjatë realizimit të kësaj kërkese.

Sipas meje xhami është zgjidhje më e mirë, ndoshta të konsultoheni me prodhuesit e xhamave të kuzhinës si të parandalohet kondensimi dhe hyrja e insekteve.

Për të gjitha informatat jemi në dispozicionin tuaj.

Jam duke menduar për ngjyrosjen e banjos, në vend të vendosjes se pllakave të qeramikës (përveq hapësirës së tushit). A keni në ofertën tuaj produkt i cili do ti përgjigjej kësaj kërkese dhe në qka do të duhej të kem kujdes?

E nderuar,

Produkt të dedikuar në vecanti për këtë përdorim, nuk kemi fatkeqësisht në asortimanin tonë prodhues.Produktin të cilin ne e ofrojmë për vende më të ngarkuara dhe më ''kërkuese'' është Latex Strong mat/gjysëm mat/shkëlqim, por nuk mund të ju garantojmë se do tju kënaq kërkesat tuja duke pas parasysh se është në pyetje për sasi të madhe të avullit që bëhet.
 

Eventualisht kisha menduar për hidroizolim, por edhe këte nuk e kemi në asortiman por ju kisha propozuar që të konsultoheni për më tutje.
Në qoftë se mund të ju ndihmojmë në ndonjë mënyrë tjetër, lajmërohuni lirisht.

I kam shkallët e jashtme nga druri i lisit të cilat janë të mbrojtura me mbrojtje Hempeli e cila tani është vjetruar, më kanë thënë se nëse ndokush ka njohuri për mbrojtje të drurit jeni ju, për këtë arsye ju lutem për këshillë dhe cili lyerës duhet të përdoret në këtë rast?

I nderuar,

Ju faleminderit për pyetjen, por fatkeqësisht nuk kemi lyerës i cili do të ishte adekuat për përdorimin e kërkuar.Lyerësit të cilët mund tju rekomandojmë për jashtë, synim i tyre është mbrojtja e drurit, nuk kanë rezistueshmëri ndaj gërvishtjeve dhe nuk rekomandohen për shkelje.

Duke pas parasysh se më parë keni pasur lyerësin e Hempelit, kompatibiliteti i sistemit me lyerës i cili do të aplikohej në shkallët ku shkelet është i diskutueshëm nga ai sistem.

Jo shumë kohë më parë kam vendosur estrih nga cementi (SAMOBORKA CEMENTNI ESTRIH 20) në depo me madhësi 15m2.Nuk kam planifikuar të vendos shtresë në dysheme, pllaka apo te ngjashme. Sipërfaqen dua ta impregnoj kundër thithjes së materialit të derdhur dhe mekanikisht të përforcohet duke aplikuar produktin tuaj dmth ngjyrën. Më kanë rekomanduar BETONTON. Në specifikacion përmendet se është lyerës rezistent ndaj gërvishtjeve. Po supozoj se kjo nënkuptohet në gërvishtje nga të ecurit normal për të cilën mua me mjafton. Ju lutem që të ma konfirmoni këtë gjë. Sa është kimikisht rezistent ndaj lëngjeve tjera si nafta etj.

I nderuar,

Betonton është ngjyrë akrilike e me synim mbrojtjen e sipërfaqeve të betonit dhe fasadave, por për sipërfaqe më të mëdha, më të ngarkuara (të qarkullueshme) si që po e kërkoni ju nuk ju rekomandoj. Kërkesa juaj kërkon ngjyrë me rezistencë më të lartë se që është Betonton. Lidhur me këtë, nga asortimani ynë mund të ju ofrojmë Kemopox impregnuesin në një shtresë dhe Kemopox Mastic në 2 shtresa si lyerës përfundimtar. Në këtë mënyrë do të fitoni rezistueshmërinë të cilën e kërkoni. Për të parë më mirë për cilat produkte ju kam folur, ju kam bashkangjitur të dhënat teknike të produktit.

Të nderuar, nuk kam gjetur të dhëna të cilat më interesonin në web faqen tuaj ku janë të përshkruara karakteristikat e emajl llakut „Kemolux“  për dru dhe metal. Më intereson se cila është tempratura maksimale e shtresës që aplikohet pasi që kam dëshirë ta lyejë nxemësen akumulese.

I nderuar,

Kemolux emajl llaqet janë termikisht stabil deri në 80 °C (nuancat e celëta), përkatësisht deri 120 °C (nuancat e errëta). Në rast se temperatura e termos akumuluese do të jetë deri në këto parametra atëherë mund ta përdorni Kemolux emajl llak.

Në qoftë se dëshironi lyerës rezistent ndaj temperaturave atëherë mund tju rekomandojmë Termostal 400 argjend (rezistent deri  400 °C) apo Termostal 600 i zi dhe argjend (rezistent deri 600 °C).

Na nevojitet mjete për mbrojtjen sa më të mirë të mobiljeve nga lisi për përdorim të jashtëm?

1. Mjet për bllokimin e taninës?
2. Mbrojtja e drurit nga UV rrezet, lagështia, shiu, alkooli, kremërat ....?

Bëhet fjale për mobilje të hotelierisë ku e kemi prodhuar dhe tani kërkojmë mbrojtjen më të mirë.

I nderuar,

Cdo dru është material natyral dhe si i tillë është i ndijshëm ndaj ndikimeve atmosferike , e më së shumti ndaj UV rrezeve të cilat e shkatërrojnë strukturën e drurit dhe lë plasaritje të vogla apo të mëdha në sipërfaqe të tij.

Uji në formë të shiut apo lagështisë depërton në këto plasaritje dhe shkakton dëmtimin e drurit. Procesin e dëmtimit të drurit e përshpejtojnë edhe faktorë të tjerë si temperatura e ajrit.Varësisht nga ajo sa gjatë druri i është ekspozuar këtyre faktorëve ai do të zbehet dhe në fund do të shkatërrohet.

Për mbrojtjen e mobiljeve të kopshtit rekomandohen vajra me UV filterë të shtuar të cilët do të bllokojnë UV rrezet, dhe me vet faktin që janë vajra, do të depërtojnë thellë në strukturën e drurit dhe do ta parandalojnë depërtimin e lagështisë.

Gjithashtu, vajrat nuk do të ndrrojnë ngjyrën natyrale të drurit, por do te duket si e përkujdesur.

Mirëpo, vajrat duhen përtrirë në baza vjetore në mënyrë që mbrojtja të jetë optimale.

Fatkeqësisht në asortimanin tonë shitës nuk kemi kësi lloj vajrash tëcilat do të mund ti përdorni për mobilje të kopshtit.

Përshëndetje, ku duhet të lajmërohet blerësi i pakënaqur?Kemi blerë në shitoren Color në Pleternici produktin tuaj ALGENON PLUS për sanimin e mykut dhe algave, në të vërtetë e kam aplikuar me spërkatje para 5 orëve në murë dhe ky produkt nuk jep kurrfarë rezultati, ndërsa kam vepruar saktësisht sipas udhëzimeve sic ka shkruar! Nuk e di për cfarë arsye qëndrojnë këto produkte në shitore të cilat nuk funksionojnë sikurse ta kem bërë murin me ujë. Nuk e kam paguar 3kn por 33kn të cilat për mua janë shumë para.

E nderuar,

E kuptojmë pakënaqësinë tuaj me rezultatin ngase keni pritur që myku të largohet pas spërkatjes. Mirëpo, Algenon nuk është produkt në bazë të klorit, ngase produktet e tilla e largojnë mykun vetëm sipërfaqësisht, por nuk i shkatërrojnë vezët në murë dhe ju keni bërë vetëm zgjidhje të përkohshme. Algenon do të zgjidh problemin për kohë më të gjatë ngase është me bazë biocide e cila depërton në murë dhe shkatërron vezët e mykut. Për të funksionuar kjo, murin të cilin e spërkatni duhet të jetë i thatë, dhe pas spërkatjes duhet të pritni 24h para ngjyrosjes. Mykun sipërfaqësor duhet më herët ta pastroni mekanikisht dhe ta largoni nga muri në mënyrë sa më efikase. Ajo që keni dëshiruar të fitoni, që muri të jetë më i bardhë pas spërkatjes, mund ta arrini me cilindo mjet me bazë klori(zbardhues kimik, Domestos etj.) Shpresoj të ju kem ndihmuar....

Për të gjitha informatat jemi ne dispozicionin tuaj.

Ju lutem të më jepni përgjigje në pyetjen nëse Kemopol Premium kur të aplikohet në murë jep ndjenjën sikurse është muri është ngjyrosur me plastike? Nuk jam e sigurt qka të blej, Kemopol Plus apo Kemopol Premium, por nuk dua që muri im të duket si plastikë.
 

E nderuar,

Muri i lyer me Kemopol Premium në asnjë mënyrë nuk jep ndjenjën e plasticitetit, mirëpo bëhet fjalë për ngjyrë të kualitetit të lartë me përqindje të lartë të lidhësve brenda vetes të cilat i japin aftësinë e larjes(kategoria II). Kemopol Plus është ngjyrë me nivel më të ulët të lidhësve dhe me rezistueshmëri vetëm në fërkim të thatë, jo në të lagësht. Për këtë arsye ju kisha rekomanduar Kemopol Plus në rast se nuk keni kërkesa tjera për ngjyrë, përveq atyre që i cekët më lartë.

Nëse keni ndonjë pyetje shtesë, lirisht lajmërohuni.