Për ne
Kompania Chromos Svjetlost gjendet në Lužani, vend në afërsi të qytetit Slavonski Brod, Kroaci.
Tradita në prodhimin e ngjyrave e vjetër afër 100 vite dhe lokacioni ideal, e cila na mundëson ndërlidhje natyrale në komunikim, si dhe infrastruktura mirë e zhvilluar rrugore dhe hekurudhore, përbëjnë bazë të fortë për punë dhe zhvillim të kompanisë tonë.
Rritje të rëndësishme biznesi kemi vazhdimisht që nga mesi i viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Kualiteti i pakrahasueshem i lartë i produkteve tona dhe rrjeti i mirë i shitjes na kanë mundësuar që të bëhemi lider në prodhimin e ngjyrave dhe llaqeve në Kroaci.
Puna sistematike në mirëmbajtjen dhe avancimin e këtyre dy segmenteve të biznesit mundësojnë që nga viti në vit të arrrijmë rezultate gjithnjë e më të mira. Me sistemin e nuancimit elektronik kemi zhvilluar kualitetin me të cilin konkurojmë në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar.
Investimet e mëdha në produktet e reja dhe përmirësimin e produkteve ekzistuese, kanë rezultuar me një numër të madh të produkteve të reja me të cilët jemi të gatshëm të konkurojmë edhe me prodhuesit më të mëdhenj të huaj të ngjyrave dhe llaqeve në tregun tonë.
Kualiteti i produkteve tona është i njohur edhe në tregjet e jashtme me kërkesa të larta, si rrjedhojë e kësaj regjistrojmë rezultate domethënëse edhe në sferën e eksporteve. Kuadri profesional dhe qendra zhvillimore e nivelit të lartë na bëjnë që ardhmërinë ta shikojmë në siguri të plotë.
Me hyrjen në Unionin Europian - EU,me sukses të madh kemi zgjeruar tregun në shtetet anëtare.
-
1920.
Fabrika e ngjyrave në Ratkovici, ndërpret punën më 1928.
-
1933.
Hapet fabrika për prodhimin e ngjyrave të thara të murit „Bojana“, Ciglenik.
-
1947.
„Bojana“ bëhet linjë prodhimi e Poljoprivredna zadruga Lužani.
-
1956.
Themelohet kompania „SVJETLOST“ Lužani.
-
1959.
Zgjërohet programi prodhues, merr emër të ri Industria Kimike „SVJETLOST“.
-
1977.
Hyn në sistemin e Kombinatit Kimik „CHROMOS“, ndrrimi i emrit në „CHROMOS-SVJETLOST“.
-
2000.
Prezantimi i produkteve të reja ekologjikisht të pranueshme me emrin Aqualux.
-
2005.
Prodhimi zgjerohet në programin e suvave/fasadave.
-
2010.
Programi prodhues zgjerohet në Industri.
-
2014.
Filloi projekti PËR NJË HIJE NGJYRE MË I MIRË, 50% e fondeve u tërhoqën nga Fondet Strukturore të BE-së. Qëllimi është rritja e kapaciteteve të prodhimit dhe magazinimit si dhe punësimi i 24 punonjësve të rinj.
-
2016.
U ndërtua impianti i ri prej 800 m2 si pjesë e projektit PËR NJË HIJE NGJYRE MË I MIRË. Zgjerimi i tregut në vendet e BE-së.
-
2017.
Zbatimi i projektit për PËR NJË HIJE NGJYRE MË I MIRË-ICT, me qëllim blerjen e pajisjeve të reja informatike dhe përmirësimin e sistemit ekzistues ERP dhe sistemit të punës së magazinimit.
-
2020.