Alfabeti i ngjyrave
Ngjyrat në hapësirë mund të jenë pasive, aktive dhe neutral. Ngjyrat e forta – posacërisht e kuqja, portokalli dhe e verdha janë ngjyra active dhe njerëzve ju japin energji shtesë. Ngjyrat të cilat ju kujtojnë qiellin dhe ujin – e kaltra, e gjelbërta dhe vjollcë e lehtë janë ngjyra pasive dhe kanë efekt qetësues. Ngjyra hiri është neutrale dhe nuk ka efekt të vecantë në psikologjinë e njeriut. Ngjyra e gjelbërt është më e pranueshmja për syrin e njeriut derisa e verdha është irrituese
ALFABETI I NGJYRAVE
Ngjyra është përjetim i ndjeshëm i cili krijohet kur drita me spektër karakteristik ngjall receptorët në rrjetën e syrit. Ngjyra poashtu i atribohet sipërfaqeve të objekteve, materialeve, burimeve të dritës etj. Varësisht nga tiparet e absorbimit, reflektimit apo emetimit të spektrit ndricues.
Ndarja tradicionale e ngjyrave bëhet në primare dhe sekondare. Tri ngjzrat primare janë: e kuqja, e verdha dhe e kaltra. Janë primare ngase nuk mund të përfitohen duke I perzier me ngjyra tjera. Tri Ngjyrat sekondare fitohen duke përzier ngjyrat themelore: e kuqja + e verdha =portokalli, e kaltra + e verdha = e gjelbërt dhe e kaltra + e kuqja = vjollcë. Ekzistojnë edhe ngjyrat terciare të cilat përfitohen duke përzier ngjyrat primare dhe sekondare(p.sh.kaltërtgjelbra, verdhëgjelbra etj.)
Ndarja e dytë e ngjyrave bëhet në të ngrohta(e kuqja, e verdha, portokalli) dhe të ftohta(e kaltra, vjollcë, e gjelbër). Kështu janë ndarë ngase në natyrë mund të vërehen në gjendje të ndryshme (e kuqe-zjarri, e kaltërt-deti). Në ngjyra neutrale bijnë ngjyra kafe etj.
Ngjyrat komplementare janë dy ngjyra ku njëra nga ngjyrat nuk merr pjesë aspak në ngjyrën tjetër. Ato gjenden në faqet e kundërta të rrethit ngjyrave të Ostwaldit. Ato janë: portokalli dhe e kaltra(për shkak se ngjyra portokalli fitohet me përzierjen e të kuqes dhe verdhës, në vete nuk ka aspak ngjyrën e kaltër), vjollcë dhe e verdha, e kuqja dhe e gjelbërta.
Ngjyrat e ylberit përfshijnë një spektër prej gjashtë ngjyrave(primare dhe sekondare) të cilat mund ti shohim duke lëshuar rrezet e dritës nëpër prizmir trefaqësh kristalor.
Ngjyrat gjithmonë kanë vlerën e madhe simbolike.P.sh. ngjyra e arit(posaqërisht në pikturën katolike) paraqet rrezatimin e shpirtit dhe të shenjtës, derisa ngjyra vjollcë(e puprurtë apo porfire) ngjyrë e udhëheqjes ngase perandorët romakë të cilët I kanë trashëguar titujt kanë marrë shtesën "Porfirogent" (lindur në porfir) për shkak të gurit të vjollce shumë të rrallë – porfirit të cilin perandorët e kanë sjellur nga Egjipti I largët.
Vlera simbolike e ngjyrës ndrrohet varësisht se në qfarë rrethine përdoret. E kuqja p.sh është ngjyra e dashurisë, por në jetën politike ako simbolizon komunizmin. Ngjyra e gjelbërt është ngjyra e shpresës, por njëkohësisht edhe e Islamit, edhe e lëvizjes për mbojtjen e natyrës – të gjelbrit. Në rrethin kulturor Europian e zeza është ngjyrë e zisë dhe pendesës, por në lindjen e largët p.sh në Indi, ajo është ngjyra e bardhë. Ngjyrat tjera janë gjithashtu simbolike: e verdha është ngjyrë e çifutëve, por edhe e vatikanit; ngjyra e zezë e fashizmit dhe terrorit në përgjithësi; ngjyra roze simbolizon optimizmin, e vjollca xhelozinë etj.
Ngjyrat janë shumë më shumë se kombinim visual dhe I bukur. Ato paraqesin llojin e komunikimit joverbal. Me atë që e kanë simbolikën e tyre dhe domethënien, ngjyrat nganjëherë shkaktojnë reaksione fizike.
Në të vërtetë, është dëshmuar se ngjyra e kuqe rrit tensionin e gjakur, e verdha ndikon në inkurajim, shkakton gëzim dhe hare; portokalli ndikon solemnisht, hareshëm, shkakton ndjenjën e shëndetshme dhe gëzimit jetësor.; e gjelbra relakson dhe krijon qetësinë e brendshme; e kaltra qetëson dhe ngacmon koncentrimin; ngjyra vjollce rregullon pasionin, ndërsa e bardha pushon.
Ngjyrat, përveq që mund të jenë passive, active dhe neutral, kanë edhe kuptimet positive dhe negative. Secila ngjyrë ka ndikimin e caktuar psikologjik, domethënë shkaktojnë tek ne ndjenja të ndryshme. Ja disa shembuj të ngjyrave dhe kuptimet e tyre.
E kuqja – forte, efekt irritues, rregullon disponimin, shpejton pulsing, frymëmarrjen dhe mbingarkesën muskulare. Ngjyra e kuqe qëndron për dashurinë, pasionin, gëzimin, por disa nuanca të kësaj ngjyre(e kuqe e errët) ka kuptimin e djallit dhe revolucionit. Ngjyra e kuqe është e fuqishëm dhe e ka gjatësinë valore më të madhe të spektrit ndricues.Mund të ngacmojë reaksione të forta fizike dhe emocionale. Na duket sikur është më afër se që është në të vërtetë dhe tërheq vëmendjen. Shikimi I ngjyrës së kuqe mund të rrit të rrahurat e zemrës dhe të përshpejtojë frymëmarrjen, gjë që mund të jetë mire nëse ju nevojitet pak inkurajim. E ndërlidhin me dashurinë, ngrohtësinë dhe rehatinë. Llogaritet se është kjo një ngjyrë intensive apo edhe ngjyrë e zemëruar e cila shkakton eksitim.
E verdha – ka ndikim inkurajues, shkakton gëzim dhe hare dhe paraqet shpresën. Është shumë dukshme dhe përdoret në trafik. Kuptimet pozitive të saj janë maturia, kthjelltësia, intelegjenca, gëzimi, organizimi, pranvera, ndërsa kuptimet negative janë përtacia dhe cinizmi. E verdha është ngjyra më e vështirë për syrin që truri duhet ta deshifrojë,për këtë arsye është cekur se ngjyra e tepërt e verdhë mund të shkaktojë kokëdhembje dhe mundim. Ekspozimi në ngjyrë të verdhë mund të inicojë aktivitete mentale dhe të rrisë energjinë. Është vërejtur se rrit koncentrimin dhe për këtë arsye përdoret shpesh në fletore. Konsiderohet si ngjyrë e hareshme dhe optimiste. E verdha gjithashtu, mund të shkaktojë ankth dhe mungesë të vetëbesimit.
Portokalli - paraqet solemnen, gëzimin, shkakton ndjenjë të shëndetit, gëzim jetësor. Ngjyra portokalli qëndron për stabilitet, guxim, besim, shoqëri, ngrohtësi dhe energji. Kuptimet negative janë injoranca dhe inferioriteti.
Duke kombinuar të kuqen dhe të verdhën, kjo ngjyrë konsiderohet e nxehtë dhe energjike. Në mënyrë absolute nuk ka efekt të qetësisë por është fuqishëm e lidhur me ambicie dhe faza të reja në jetë. Në terapinë e ngjyrave përdoret për mjekimin e mushkërive dhe për tu rritur niveli I energjisë. Është dëshmuar se rrit qarkullimin e gjakut në tru, gjë që mund të rrisë aktivitetet mentale. Lehtë është për tu vërejtur, dhe shpesh përdoret në ndërtimtari apo vende ku ekziston rreziku nga lëndimet.
E gjelbërta - pushon, ndikon butësisht, krijon qetësi të brendshme, pushon të shikuarit. Ngjyra e gjelbër sjell karakterin e pasurisë, shëndetit, natyrës, rritjes, freskisë dhe pergjegjësisë. Përveq kësaj, ka domethenie të varshmërisë, fajësisë, xhelozisë dhe çrregullimit.
Ngjyra e gjelbërt gjindet në mes të spektrit ndricues dhe është e popullarizuar në spitale ngase krijon ambient edukimi dhe shëndeti. Kjo është për arsye se ka lidhje të forta me natyrën. Shumë simbole dhe logotipe kanë ngjyrën e gjelbër si ngjyrë themelore. Pasi që është e njohur që simbolizon plleshmërinë, është përdorur në martesat në shek.15. Është ngjyra më e lehtë për sy, me qka ka efekt qetësues dhe është përdorur shpesh në rregullimin e enterierit. Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se e gjelbërta përmirson aftësitë e leximit. Disa student kanë zbuluar se mbajtja e letrës së tejdukshme të gjelbër në materialin që lexojmë përmirson shpejtësinë e leximit dhe kuptimin e asaj që lexohet.
E kaltërta – ndikon në qetësi, e kundërta e të kuqes, pasive, e ftohtë, rrit koncentrimin dhe qetëson. Ngjyra e kaltërt paraqet qetësinë, dashurinë, aristokracinë, pranimin, durimin, mirëkuptimin, bashkpunimin, rehatinë, lojalitetin dhe sigurinë. Shenjat negative të kaltrës janë frika, të ftohtit, pasiviteti dhe depresioni.
Ngjyra e kaltërt llogaritet ngjyrë që qetëson, por edhe si ngjyrë e botës së biznesit. Për këtë arsye shumë dhoma janë të kaltërta, ngase kjo ngjyrë ndihmon në qetësimin e njerëzve. Gjithashtu mund të krijojë gjendje depresioni, ngase shumë ngjyrë e kaltërt është shumë ftohtë dhe trishtim.Ngjyra e kaltërt gjithashtu, ul pulsin dhe temperaturën e trupit.
E vjollce – paraqet mistiken, të fshehtën, këndshëm dhe ngulfat pasionet. E vjollca lidhet me magjiken, të sofistikuarit dhe besimin, por nga ana tjetër paraqet edhe ndalesën. Kjo ngjyrë shumë rrallë paraqitet në natyrë, për këtë arsye përgjithmonë ka mbetur symbol I pasurisë dhe fuqisë.
E bardha – ndikon qetësisht. Ngjyra e bardhë simbolizon pastërtinë, freskinë, lehtësinë dhe mirësinë, por është edhe sinonim për dimrin, të ftohtin dhe largësinë. E bardha është ngjyrë e reflektimit total të spektrit ndricues.Konsiderohet e pastërt dhe sterile dhe është e popullarizuar në fushën e mjekësisë ku steriliteti është I rëndësisë së madhe.
E zeza – paraqet seriozitetin, elegancën, dramaticitetin dhe angazhimin, në anën tjetër ajo mban konotacionin për të keqen, vdekjen, ftohjen emocionale dhe injorancën. Ngjyra e zezë absorbon të gjitha ngjyrat në spektrin e ndricimit. Këtë aftësi të marrjes së ndricimit duket si kërcënuese dhe për këtë arsye shumë njerëz i frigohen territ. Krijon qartësi absolute kur përdoret për shkrimin e porosive dhe arrin baraspeshë të mire me të bardhën. Gjithashtu është ngjyra më e dendur dhe në këtë mënyrë I jep ndjenjën e peshës së rëndë gjësendeve të cilat janë ngjyrosur me të zezë. Shpesh përdoret në botën e modës dhe dizajnit për shkak të efektit të ngushtimit të trupit.
Kafe - ngjyra e cila është në mënyrë evolutive e lidhur me trurin, ngase sugjeron se ushqimi është I ngrënshëm apo I pjekur. Ka lidhje të fuqishme me natyrën dhe token, sikur e gjelbërta, dhe konsiderohet ngjyra e dytë e preferuar e meshkujve, menjëherë pas të kaltrës. Është e lidhur me ngrohtësinë dhe rehatinë, mund të ndihmojë njerëzit të ndjehen të sigurtë dhe të përshtatshëm.
Roze - konsiderohet ngjyrë femërore e cila qetëson dhe është ngjyrë romantike e cila simbolizon ndjenjat e buta.
Hiri – konsiderohet se ka ndikim të vogel ose nuk ka fare ndikim psikologjik tek ne. Rrobat zyrtare janë zakonisht ngjyrë hiri, dhe këtë mund ta lidhim me vetëbesimin dhe pavarësinë. Tregon për mungesë ngjyre dhe vitaliteti, që mund të shkaktojë gjendje depressive. Gjithashtu simbolizon kohën, fillimin e gjumit dimëror, ngase ditët janë të shkurtra, e netët vijnë duke u rritur.
Në syrin e njeriut ngjyrat e ngrohta duken më afër, ndërsa ato të ftohta më larg, edhe pse gjenden në largësinë e njejtë nga syri.
A jeni nervoz kur hyni në dhomë me ngjyrë të verdhë? A ju qetëson dhe relakson ngjyra e kaltërt? Artistët dhe dizajnerët e enterierit e kuptojnë se si ngjyrat mund të ndikojnë dramatikisht në disponim dhe emocione. Disa ngjyra ndikojnë në rritjen e shtypjes së gjakut apo përshpejtojnë metabolizmin.Natyrisht, ndjenjat e juaja në lidhje me ngjyrat e vecanta janë shpesh pjesë e përvojës që e keni apo kulturës që në të cilën jetoni. P.sh. derisa ngjyra e bardhë në shumë vende Perëndimore është simbol i pastërtisë dhe pafajsisë, në disa vende të Lindjes është simbol i pikëllimit.
Ngjyrat në hapësirë mund të jenë pasive, active dhe neutral. Ngjyrat e forta – posacërisht e kuqja, portokalli dhe e verdha janë ngjyra active dhe njerëzve ju japin energji shtesë. Ngjyrat të cilat ju kujtojnë qiellin dhe ujin – e kaltra, e gjelbërta dhe vjollcë e lehtë janë ngjyra pasive dhe kanë efekt qetësues. Ngjyra hiri është neutrale dhe nuk ka efekt të vecantë në psikologjinë e njeriut. Ngjyra e gjelbërt është më e pranueshmja për syrin e njeriut derisa e verdha është irrituese.
Në dhomën e fjetjes rekomandohen nuancat e të gjelbërtës, kaltërtës dhe vjollce. Ato kanë efekt relaksues dhe mund të rrisin faktorin romantic në mes juve dhe partnerit tuaj.Nëse në dhomën e fjetjes tuaj dëshironi të sjellni harmoni dhe qetësi, atëherë përdorni vetëm dy tone nga ndonjëra prej ngjyrave pasive apo neutrale.
Tek rregullimi apo rirregullimi I enterierit, vendimi më I rëndë bie tek zgjedhja e ngjyrave, fillimisht mureve. Pamja e përgjithshme dhe përshtypja e hapësirës do të varet nga zgjedhja e mire e ngjyrave të murit. Gjatë zgjedhjes së ngjyrave përshtatni ngjyrat me ngjyrat e mobiljeve, përdorimit të dhomës të cilën jeni duke e rregulluar dhe eventualisht me ngjyrën e preferuar tuajën.Mos harroni që edhe mobiljet të cilat I bleni në ndërkohë duhet të përshtaten me ngjyrat e zgjedhura.
Si ti zgjedhni ngjyrat?
Filloni nga motori I ngjyrave – primare(e kuqja, e kaltërta dhe e verdha), sekondare (portokalli, gjelbër dhe vjollce) ngjyrat terciare(të cilat janë përzierje të ndryshme të ngjyrave primare dhe sekondare dhe me kombinimin e tyre krijohen nuanca të ndryshme të ngjyrave). E bardha dhe e zeza shpesh I shtohen këtyre kombinimeve, në mënyrë që të përfitohen nuanca të ndritshme apo të errëta.
Mendoni nëse dëshironi ngjyra të ngrohta apo të ftohta. E kuqja mund të ngrit atmosferën e hapësirës, por rekomandohet të përdoret për të vënë në pah një pjesë të hapësirës.Nuk preferohet të ngjyrosni dhomën e fëmijëve me të kuqe ngase mund të shkaktojë nervozizëm. Portokalli dhe e verdha I japin ngrohtësi hapësirës për këtë arsye rekomandohet të përdoren në vecanti në hapësira të orientuara në anën veriore.Ngjyrat e ftohta si e gjelbërta apo ngjyrë akulli llogariten si relaksuese dhe rekomandohet në dhoma të fjetjes. Ngjyra hiri apo kaltërt errët nuk rekokmandohen për kuzhinë apo trapezari.
E gjelbërt e forte,e kaltërt, portokalli dhe nuancat e verdha e bëjnë hapësirën të duket më e madhe, preferohen të përdoren në kuzhinë dhe trapezari
Krijoni kombinimin e juaj të ngjyrave
Përdorni një rrotë ngjyrash që të krijoni një kombinim I cili më së miri I përshtatet dëshirave tuaja.Ekzistojnë katër tipe të kombinimeve të ngjyrave:
Kombinimet harmonike
Të gjitha ngjyrat janë në përputhje me njëra tjetrën dhe nuk I konkurojnë njëra tjetrës. Mbizotëron disponim relaksues ngase asnjëra ngjyrë nuk kërkon vëmendje të vecantë. Ekzistojnë dy tipe themelore të kombinimeve harmonike:
-
Kombinimi një ngjyrësh nënkupton një ngjyrë të intensitetit të dobët, sic është ngjyra bezh e ndritshme, hiri e ndritshme apo e bardha në hapësirë të kufizuar.Ky kombinim përdoret shpesh në hapësira për ekspozime ngase qetësia e saj krijon sfond perfekt.Nëse dëshironi të vini në pah një gjësend me ngjyrë të forte, që bie në sy, me këtë kombinim ai me siguri se do të tërheq vëmendjen nga vetja duke ndërprerë një ngjyrshmërinë.
-
Kombinimi monokromatik e bën të gjithë hapësirën të vecantë.Përbëhet nga një nuancë, por në distancë më të gjërë në mes të vlerës dhe intensitetit nga kombinimi një ngjyrësh. Kombinimi monokratik e cila është e bazuar në ngjyrën e verdhë, mund të përmbajë të verdhën e ndritshme, limon të verdhë dhe e verdhë e artë të cilat mund të përdoren individualisht apo në kombinim.
Kombinimet në kontraste
Për dallim nga kombinimet harmonike, kombinimet kontraste ekzistojnë në mënyrë që të tërheqin vëmendjen nga vetja. Këtu ngjyra nuk është e rastësishme por paraqet pikën qëndrore. Ekzistojnë disa lloje efektive të kombinimeve kontraste. Për fillim, kontrasti mund të arrihet duket përdorur ngjyrat analoge që dmth se mund të kombinoni të kaltërtën me tirkiz (kaltërt - gjelbërtën)e cila në rrethin e ngjyrave gjinden afër njëra tjetrës. Nganjëherë ngjyrat analoge nuk japin kontrast të madh por më shumë do të duket si kombinimi harmonik
Nga mënyrat në vazhdim përdorni kombinimet e dy ngjyrave komplementare të cilat janë në kundërshtim me njëra tjetrën në rreth, p.sh. e kaltërta dhe portokalli, por mund ta përdorni edhe të kaltërtën nga njëra anë, dhe disa nuanca portokalli nga ana tjetër dhe anasjelltas. Nëse shtoni më shumë ngjyra, atëherë krijoni kontraste me ndihmën e tresheve ku mund ta zgjeroni me nuanca shtesë nga përbërja e ngjrave të treshes.Për më shumë, kontraste të bukura dhe të përshtatshme mund të arrini edhe me përdorimin e ngjyrave të ftohta dhe të nxehta, ndërsa e tërë hapësira mund të zgjerohet duke future mostra të ndryshme dhe materialeve.
Aplikimi i ngjyrave të zgjedhura
Gjatë rregullimit të hapësirës rekomandohet të fillohet me pikat sic janë mobiljet dhe tepihu, për të cilat është më vështirë me vendos dhe janë më të shtrenjta. Pasi që keni përzgjedh mobiljet, zgjedhni ngjyrën e mureve.
Keni kujdes kur zgjedhni ngjyrat e mureve – janë të lira dhe mund të bëhen në cilën do ngjyrë apo nuancë që dëshironi. Mund të vendosni nëse dëshironi të vini në pah mobiljet apo muret. Shembull, ndonjëri vendos për mobilje neutrale, por zgjedh ngjyra intenzive dhe të guximshme për mure, e ndokush tjetër nises nga ngjyrat me intensitet të ndritshëm në mënyrë që të vë në pah mobiljet në dhomë.
Ngjyrat e mureve – dhoma e ditës
Dhoma e ditës është hapësira në të cilën kaloni kohë më së shumti. Me ngjyra mund të eksperimentoni në dhomë, por duhet pasur parasysh të mos bëni kontrast të madh në mes ngjyrave të mobiljeve dhe mureve.Zgjedhja më e mire për dhomën e ndenjës janë ngjyrat pastele. Ngjyrat e ndritshme siq është krem apo e verdhë e lehtë ju sjellin ngrohtësi në shtëpi, derisa tonet më të ftohta si hiri I japin atmosphere më formale. Ngjyrat e forta nuk preferohen, posaqërisht e kuqe e forte, derisa bordo apo ngjyrë gështenja mund të përshtatet mire.
Ngjyrat e mureve – kuzhina dhe trapezaria
Zgjidhni ngjyra të përshtatshme në kuzhinë dhe trapezari në mënyrë që përgatitja dhe konsumimi I ushqimit të jetë më I përshtatshëm. Krahas përshtatjes me ngjyrën e elementeve të kuzhinës, ngjyra e mureve në kuzhinë duhet përshtatur edhe me ngjyrën e pllakave të qeramikës apo xhamit mbrojtës që janë elemente të pandashme të secilës kuzhinë.Për kuzhinë tonet më të mira janë ato të ndritshmet, të buta dhe të gjalla. Ngjyrë pjeshke, kafe dhe e verdha mund të jenë zgjdhje e përkryer, disa ngjyra të forta sikur e tjegull e kuqe mund të vë në pah shumë mire ngjyrat neutrale.Tonet e tokës në trapezari japin ndjenjën e ngrohtësisë, ndërsa e kuqja dhe portokalli mund të rrisin apetitin. Në këtë pjesë të dhomës nuk preferohet përdorimi I nuancave të ftohta hiri dhe kaltërt, ngase zvogëlojnë apetitin.
Ngjyrat e mureve – dhoma e fjetjes
Dhoma e fjetjes është vendi për pushim dhe relaksim, për këtë ngjyrat e mureve duhet të përshtaten më qëllimin e kësaj hapësire në shtëpi. Muret e dhomës së fjetjes më së miri është të ngjyrosen me të kaltërt, vjollce, hiri apo bezh. Nuancat neutrale të këtyre ngjyrave do tju ndihmojnë që më lehtë të flini.Portokalli dhe e kuqja nuk janë të përshtatshme për muret e dhomës së fjetjes ngase zgjojnë.
Preferohet e gjelbërta, e kaltërta dhe tonet e ndritshme dhe tokësore.Ngjyrë pjeshke, vjollce, gështenje mund të krijojnë atmosferë romantike.
Ngjyrat e mureve – dhoma e fëmijëve
Muret e dhomës së fëmijëve mund të ngjyrosen më ngjyra të ndryshme. Ngjyrat duhet të jenë të gjalla, jo shumë të forta dhe fluoroscente që mos të provokojnë agresivitet tek fëmijët. Nëse rregulloni dhomën për bebe duhet të përdorni ngjyra të ndritshme dhe të buta si dhe nuanca pastele. Në dhomën e fëmijëve mund të vendosni ngjyrë të vecantë në secilin murë apo në të njejtin murë mund të vendosni dy ngjyra të ndryshme, më së shpeshti ngjyrat që kanë kontrast. Muret e dhomës së fëmijëve i bëni edhe më interesante duke përdorur ngjitëset për mure.
Ngjyrat janë element I rëndësishëm dekorativ gjatë rregullimit të enterierit dhe me siguri mund të ndikojnë në përshtatjen e stilit, bukurinë dhe rehatinë e shtëpisë suaj. Për këtë arsye zgjedhjes së ngjyrave duhet kushtuar vëmendje të vecantë, eventualisht të konsultoheni me ekspert dhe të kujdeseni që të gjeni ngjyrat të cilat do të fisnikërojnë shtëpinë tuaj.
Gabimet më të shpeshta që bëhen tek zgjedhja e ngjyrave dhe dekorimit të enterierit jane:
Ngjyra e dekorimeve identike me objektet dominuese në hapësirë
A dëshironi të vini në pah objektet qëndrore në hapësirën tuaj, p.sh mobiljet në qëndrimin ditor, dekorimet zgjedhni në të njejtën ngjyrë, por në nuanca më të ndritshme dhe të buta. Zgjiedhja e ngjyrës së njejtë e mbyll hapësirën, dhe përveq asaj nuk vë në dukje asgjë. Kështu me mobiljet e errëta zgjedhni nuance të ndritshme të tepihut, jastëkave dekorativ, perdeve etj.
Zgjedhja e të bardhës apo ngjyrës krem vetëm pse ju mendoni se kështu nuk do të gaboni
Nëse gjykoni se zgjedhja e këtyre ngjyrave është më së lehti dhe nuk mund të gaboni, mendoni përsëri.Edhe njyrat neutrale si e bardha, hiri dhe bezh, vijnë në tone dhe nuanca të ndryshme, edhe në këtë rast do të ju duhet të investoni mund dhe kohë në mënyrë që të zgjedhni të duhurën.
Shërbehuni me mostra dhe kufizohuni në tri apo katër ngjyra të cilat ju pëlqejnë në vecanti dhe ju përgjigjen hapësirës së cilës i dedikohen. Tek ngjyrosja e mureve, merrni një mostër provuese dhe lyeni një pjesë të murit dhe shikojeni efektin nën dritën e ditës por edhe gjatë natës nën ndricimin e natës.
Zgjedhja e ngjyrave të forta dhe shumë të ndritshme
Ngjyrat shumë të ndritshme apo të forta janë në të shumtën e rasteve shumë intenzive. Dhoma e madhe dhe me ekspozim nga dielli mund të “durojë” ngjyrat si e verdhë limoni apo e glebërt e forte, por opcioni më I mire është të kombinohen ngjyrat me rrethinën, e cila do tju ofrojë ndjenjën e rehatisë dhe do ti zëvendësojë mungesat eventuale të hapësirës. Por, nëse gjithmonë keni dashur dhomën e ditës ngjyrë të kuqe, në vend të nuancave të forta më mire është të zgjedhni ngjyrë tjegulle apo dredhëze.
Ngjyra e papërshtatshme për qëllimin e dhomës
Ngjyrat e ngrohta ndikojnë në disponim të mire dhe nxjerrin në pah rehatinë dhe për këtë janë zgjedhja më e qëlluar për qëndrimin ditor. Të ftohtat si hiri – kaltërt, gjelbërt natyrore dhe ngjyrë lavande, ndikojnë në mënyrë qetësuese dhe janë zgjedhje e mire për dhomë fjetjeje.
Nga ana tjetër, muret e gjelbërta në banjo apo nuancat e ndritshme të së verdhës në dhomë fjetjes mund të kenë efekt irritues, dhe për këtë rekomandohet të mendoni mire si dëshironi të ndiheni dhe qka dëshironi të arrini me ngjyrën e zgjedhur në hapësirën e caktuar.