AQUALUX strong

PËRSHKRIM I PRODUKTIT

Aqualux strong është lyerës në bazë të rezinave akrilike me aftësi të shkëlqyera mbulimi, filmi i të cilit me substanca fungicido-insekticide është i mbrojtur nga kërpudhat, myku dhe algat.Përdoret për dekorimin dhe ripërtëritjen e sipërfaqeve të drurit. Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm në sipërfaqe të drurit(konstruksionet nga druri, pllaka të murit, fasada nga druri, rrethojat, llajsnet, OSB, shpërpllakat, furniri etj) të cilat do ti ekspozohen ndikimit më të madh të lagështisë. Përdoret për ngjyrosjen e sipërfaqeve të drurit të ri, drurit të ngjyrosur paraprakisht apo të trajtuar me fungicide, si dhe për ndricimin e nuancave të errëta të lyerësit.

MBULIMI

10-12 m2/l në një shtresë.

INTERVALI BRENDA LYERJEVE

4h/20-23 °C, në 65% ajrosje dhe ventilim të mirë.

MËNYRA E APLIKIMIT

Në drurin e thatë(lagështia maksimale 10%) për shkak të absorbimit më të mirë në strukturën e drurit. Shtresat e vjetra të lyera,para ri-lyerjes duhet gërryer me letër grrithëse dhe të pastrohet mirë nga pluhuri. Në bazën e thatë dhe të pastërt, të pa kalbur dhe pa myk aplikohet me furçë, spërkatje apo rul, duke e tretur me ujë nga rrjeti sipas nevojës, duke përdorur mjetet e mbrojtjes personale në punë. Lyerësin e aplikuar duhet mbrojtur nga uji në 2 ditët e para pas aplikimit. Pastrimi i lagësht është i mundur pas 2 javëve nga aplikimi. E përdorshme së paku deri në datën e vendosur në ambalazhë, i deponuar në hapësirë të thatë, të ajrosur mirë dhe larg ekspozimit të rrezeve të diellit në temperaturë nga +5°C deri + 25°C.

VEPRIMET ME MBETJET E PRODUKTIT DHE AMBALAZHIT

Mbetjet e produktit të mos hudhen në ambientin rrethues. Mbetjet e produktit dhe ambalazhin duhet ta dorëzoni tek mbledhësit e autorizuar/përpunuesit apo në pikën më të afërt të riciklimit. EU VOC kategorizimi dhe vlerat kufitare: A(d), 130 g/l; ky prodhim permban: max. 20 g/l.

PAKETIMI

0,8 l / 2,5 l / 9 l

KARAKTERISTIKAT TEKNIKE