LAZURTOP - LAZURË SHTRESËTRASHË

Lazurtop është lyerës lazur i kualitetit të lartë dedikuar mbrojtjes permanente dhe efikase të të gjitha llojeve të drurit. Sipërfaqja e drurit e mban pamjen e plotë, struktura e drurit mbetet e dukshme. Përmban UV filtra dhe qiri për mbrojtjen e drurit nga dëmtimet edhe në kushtet më të rënda klimatike. Përfshinë substanca ujë rezistente, parandalon depërtimin e ujit në poret e drurit dhe parandalon pëlcitjen, ënjtjen e drurit. Lazurtop nuk përmban biocide dhe mund të përdoret për mbrojtjen e drurit edhe në ambientet e brendshme.

PËRDORIMI

Para përdorimit, Lazurtop duhet përzier mirë. Të largohen mirë yndyrërat dhe pluhuri nga druri.Aplikohet e pa tretur me furçë, rul, spërkatje apo zhytje në 2-3 shtresa, varësisht nga intensiteti i dëshiruar i ngjyrës.Për mbrojtjen e drurit në ambient të brendshëm mjaftojnë 1-2 shtresa. Shtresa e ardhshme aplikohet pas 12 deri 24 orëve, varësisht nga kushtet atmosferike. Produkti nuk duhet aplikuar në temperatura nën +5 ° C. Për drurin që i ekspozohet ndikimeve atmosferike, si dhe për mbrojtjen e drurit nga mikroorganizmat rekomandohet që para aplikimit me Lazurtop të lyhet një shtresë Lazurbase impregnues.

MBULIMI

8-10 m2

DEPONIMI

Të ruhet i mbyllur në ambalazhin origjinal në vend të thatë dhe të ajrosur mirë, në temperaturë nga 0°C deri +30°C. Të ruhet nga kontakti me fëmijët. Të evitohet ekspozimi në rreze të diellit.

NUANCAT

  • 01 e bardhë
  • 02 i pangjyrë
  • 03 bredh
  • 04 ah
  • 05 lisi
  • 06 pishe
  • 07 larsh
  • 08 sofër
  • 09 dru tik
  • 10 e gjelbër
  • 11 ulliri
  • 12 arrë
  • 13 druri me dru
  • 14 dru zezak