FASENA fiber
PËRSHKRIM I PRODUKTIT
FASENA FIBER – bojë akrilike për suva me fibra dhe e mbrojtur me aditive fungicide. Shërben për ngjyrosjen e sipërfaqeve të suvatuara të forta dhe të vrazhda si dhe për ngjyrosjen e sipërfaqeve të plasaritura të suvave me trashësi deri 0.3mm si dhe te sanimi i shtresave të vjetra të betonit.
APLIKIMI
Në shtresën e pastërt, të thatë dhe të fortë aplikohet me furçë, rul apo spërkatje me përdorur pajisje personale mbrojtëse siç kërkohet. Intervali brenda lyerjeve: 6-10orë. Para ngjyrosjes bazën duhet impregnuar me VITAGRUND apo SIMPRA impregnues universal. Nuk preferohet puna në temperaturat nën + 5 °C dhe mbi + 35 °C. Sipërfaqet në të cilat aplikohet nuk guxon ti ekspozohen rrezeve direkte të diellit. Ngjyrosja e sipërvaqeve suvatuese në shi, mjegull apo në erëra të forta nuk është e lejuar!
TRETJA
I pa tretur apo me ujë të pastërt prej 5% deri 10%.
NUANCIMI
Në Top Mix sistemin.
MBULIMI
2-4 m²/l në dy shtresa.
PAKETIMI
5 l / 15 l