AQUAMAESTRO 1K PU
PËRSHKRIM I PRODUKTIT
AQUAMAESTRO është llak një komponentësh nga poliuretani në bazë uji, i pa ngjyrë i cili shërben për mbrojtje dhe zbukurim të parketit dhe mobiljeve tjera me ngarkesë të mesme e më të lartë. Dallohet për nga jetëgjatësia, plotësia e filmit dhe qëndrueshmëria ndaj gërrvishtjeve.
MËNYRA E APLIKIMIT
Para aplikimit të llakut për parket duhet përgatitur bazën. Ajo duhet të jetë e thatë, e pastruar nga yndyrërat, papastërtive dhe e gërryer(më letër grrithëse nr.150). Pas grryerjes duhet larguar pluhurin. Para përdorimit secilën komponentë duhet përzier mirë! Përzierjen duhet aplikuar me furçë apo me rul special në tri shtresa(tharja mes shtresave 4 orë)në parket të grryer dhe të pastërt. Llaku mund të aplikohet drejtpërdrejt në parket si shtresë e parë apo në shtresën AQUAMAESTRO BAZË THEMELORE AKRILIKE PER LLAK PARKETI. Grryerja mes shtresave bëhet me letër grrithëse nr.320 apo më të imët. Hapësirën mund ta përdorni pas së paku 24-48 orëve pas aplikimit të shtresës së fundit të llakut, veglat pas përdorimit duhet menjëherë të pastrohen me ujë. Ambalazhin së bashku me llakun duhet mbyllur mirë.
SHPENZIMI
0,1 l/m2 për një shtresë.
E përdorshme së paku deri në datën e vendosur në ambalazhë, i deponuar në hapësirë të thatë, tëajrosur mirë dhe larg ekspozimit të rrezeve të diellit në temperaturë nga + 5 °C deri + 25 °C.
VEPRIMET ME MBETJET E PRODUKTI DHE AMBALAZHIT
Mbetjet e produktit të mos hudhen në ambientin rrethues. Mbetjet e produktit dhe ambalazhin duhet ta dorëzoni tek mbledhësit e autorizuar/përpunuesit apo në pikën më të afërt të riciklimit. EU VOC kategorizimi dhe vlerat kufitare: A(i), 140 g/l; ky prodhim permban: max. 120 g/l.