MAESTRO 1L+1L llak dhe kontakt për parket

PËRSHKRIM I PRODUKTIT

Para përdorimit secilën komponentë duhet përzier mirë! Në enën e pastërt dhe të thatë të përzihen llaku dhe kontakti për llak në matje voluminoze apo me peshë 1:1, materialin në enë duhet përzier mirë pastaj duhet lënë në pa përzier 15min. Përzierjen duhet aplikuar me furçë apo me rul special me fije të shkurtra në tri shtresa në parketin e thatë, të grryer dhe pa pluhur.

Gjatë zgjedhjes së sistemit të mbrojtjes duhet ti përmbahemi informatave teknike të prodhuesit. Të rrespektohen kushtet e punës(temperatura 18-22°C dhe lagështia relative e ajrit deri 65%). Hapësirën mund ta përdorni pas së paku 48 orëve, veglat të pastrohen me MAESTRO MJET PER LARJE. Nëse dëshirohet të përshpejtohet procesi i mbrojtjes sipërfaqsore të parketit përdoret MAESTRO IMPREGNUESI si shtresë themelore dhe/apo MAESTRO GJEL si mes shtresë para aplikimit të shtresës përfundimtare MAESTRO LLAK PER PARKET.

SHPENZIMI:

0,1 l/m2  të përzierjes për një shtresë. E përdorshme së paku deri në datën e vendosur në ambalazhë, i deponuar në hapësirë të thatë, tëajrosur mirë dhe larg ekspozimit të rrezeve të diellit në temperaturë nga +5°C deri + 25°C.

VEPRIMET ME MBETJET E PRODUKTI DHE AMMALAZHIT:

Mbetjet e produktit të mos hudhen në ambientin rrethues. Mbetjet e produktit dhe ambalazhin duhet ta dorëzoni tek mbledhësit e autorizuar/përpunuesit apo në pikën më të afërt të riciklimit. HOS: A(j), 500 g/l; max. 499 g/l

PËRMBAN:

MAESTRO llak për parket 1 l; MAESTRO kontakt për llak parketi 1 l.