ULTRA RENOVA

PËRSHKRIM I PRODUKTIT

ULTRA RENOVA është lyerës lazur i cili përdoret për ndricimin e sipërfaqeve të lyera me ngjyra të errëta, sipërfaqeve të vjetra dhe të harxhuara drurit. Eshtë e përshtatshme për punime të brendshme dhe të jashtme(rrethoja, dritareve etj.).

Baza duhet të jetë e thatë(max.15% lagështi) e grryer ngadalë dhe e pastruar nga pluhuri.Para përdorimit produktin duhet përzier mirë! Aplikohet me furçë apo spërkatje.

Preferohet aplikimi në 1-2 shtresa, varësisht nga gjendja e sipërfaqes dhe dukjes qe dëshirojmë të arrihet. Intervali mes lyerjeve 3-5 orë.Si lyerës në sistemin me ULTRA RENOVA mund të përdoren të gjithë lyerësit lazur nga asortimani CHROMOS-SVJETLOST: Aqualux lazura, Ultra Lazurit, Ultraton/Ultratop. Të evitohet puna nën diell të fortë dhe temperaturave nën +10 °C. Pas përdorimit, veglat duhet pastruar me ujë!

Mbulueshmëria:

8-13 m2/l të sipërfaqes në një shtresë, varësisht nga përpunimi i sipërfaqes dhe mënyrës së aplikimit. E përdorshme së paku deri në datën e vendosur në ambalazhë, i deponuar në hapësirë të thatë, të ajrosur mirë dhe larg ekspozimit të rrezeve të diellit në temperaturë nga +5 °C deri + 25 °C.

VEPRIMET ME MBETJET E PRODUKTIT DHE AMBALAZHIT:

Mbetjet e produktit të mos hudhen në ambientin rrethues. Mbetjet e produktit dhe ambalazhin duhet ta dorëzoni tek mbledhësit e autorizuar/përpunuesit apo në pikën më të afërt të riciklimit. HOS kategorizimi dhe vlerat kufitare: A(d), 130 g/l; ky prodhim permban: max. 40 g/l.

 

KARAKTERISTIKAT TEKNIKE