Shkolla Feng Shui

Sipas Feng Shui-t , ngjyrat ndahen në të qetësuese, të ftohta yin ngjyrat si e kaltra dhe të nxehta, ngjyrat nxitëse yang siq është e kuqja. Në mënyrë të ngjashme edhe psikologjia moderne flet për ndikimin e ngjyravë në disponimin e njeriut e që me të madhe përdoret në rregullimin e hapësirës dhe zgjedhjen e ngjyrave për hapësirat e caktuara.

Feng Shui është metodë e vjetër kineze e planifikimit dhe rregullimit të hapësirave në mënyrë që shtëpisë ti jep baraspeshë dhe mirëqenie. Konsiderohet se Fend Shui shkathtësia ka filluar të përdoret para së paki 4000 viteve, edhe pse disa besojnë se është i vjetër më shumë se 6000 vite. Dëshmitë e hershme arkeologjike datojnë para 5000 viteve. Gjatë kohës, emri burimor Kan Yu (kin.studimi i qiellit dhe tokës) është ndrruar me emrin Feng Shui(kin. era dhe uji).

Në fillimi Feng Shui ka shërbyer për rregullimin e varreve dhe varrezave në mënyrë që pasardhësve të të vdekurit ti sigurohej fati nëpër gjenerata. Më vonë, me shtimin e formulabe ekzistuese dhe diagrameve, ka filluar të përdoret pë rregullimin e shtëpive të njerëzve të gjallë.

Qëllimi kryesor i Feng Shui-t është të krijojë një hapësirë të përshtatshme e cila do të ndikonte pozitivisht në shëndet, jetë dhe punën e banorëve.

Feng Shui është i lidhur me filozofinë e vjetër kineze sipas së cilës i tërë universi është i përshkuar me energjinë chi, ajo manifestohet përmes energjisë pozitive yang dhe asaj negative yin, në mes tyre duhet bërë barazpeshën.Yin, energjia e tokës, principi femëror, është i komplikuar dhe i errët, ndërsa yang, energjia e qiellit, principi mashkullor, është i ndritshëm dhe i thjeshtë. Këto dy pole janë në natyrë në barazpeshë dinamike.

Përveq renditjes së mobiljeve, ngjyrat janë një nga ndihmësit më të rëndësishëm, të cilëve ekspertët e Feng Shui e drejtojnë chi-në dhe e ndërrojnë enerigjnë e vendeve të caktuara në shtëpi.  Kur janë të qëlluara, ngjyrat stimulojnë prosperitet, dashuri dhe shëndet, derisa përdorimi i gabuar mund të ketë efekt të kundërt.Muret me ngjyra në moment mund të freskojnë  hapësirën, por problemi kryesor është cilat ngjyra si zgjedhim dhe si ti kombinojmë ato. Nëse nuk jeni të sigurt qka do të përshtatej me mobiljet tuaja apo jeni në dy mendje në mes disa nuancave të ndryshme, lexoni këshillat antike të Feng Shui mjeshtrisë.

Feng Shui mjeshtria bazohet në 5 elemente – zjarri, metali, toka, druri, uji. Secili element ka ngjyrat e veta të cilat kanë ndikim të ndryshëm  tek njerëzit.

Elementet e ngjyrës

Druri = e gjelbër, e kaltërt

Druri paraqet energjinë rinore, shëndetin dhe vitalitetin . Gjërat që këto tipare thërrasin dhe sjellin në shtëpi do të jenë ngjyrë kafe dhe gjelbër. E gjelbra është ngjyrë e rilindjes, rigjenerimit dhe energjisë së freskët. Sipas Feng Shui-t, ndihmon trupin që të mbajë balansin duke sjellur vibracione pozitive nga natyra. Që të arrini efekte maksimale me të gjelbrën, përdorni disa nuanca të saja njëkohësisht. Ngjyra e kaftë, për shkak të energjisë ushqyese Feng Shui që përmban, viteve të fundit është duke u bërë zgjedhje e shpeshtë për njerëzit të cilët e rregullojnë shtëpinë e tyre. Duhet ta vendosni në lindje që të sjellë shëndet dhe në jug-lindje që të tërheq para. Nëse përdoret në pjesën veriore ajo tërheq popularitet.

Zjarri = e kuqe, portokalli

Zjarri paraqet pasionin, energjinë dhe iniciativën, ngjyrat e saj janë e kuqja, portokalli dhe roze. Veriu, veri-lindja dhe jug-perëndimi i shtëpisë apo banesës janë vendet për këto ngjyra. E kuqja më së miri transmeton tiparet e zjarrit si element i Feng Shui-t. Për ngjyrën shumë të kuqe thuhet së fut në shtëpi energjinë e gëzimit dhe eksitimit dhe se e ngacmon dëshirën seksuale. Për këtë arsye mund të jetë ideal për dhomë të fjetjes. Në rast se ngjyra e kuqe është shumë e fortë, si alternativë mund të shërbejë ngjyra portokalli. Kjo ngjyrë është ngjyrë shoqërore, ngase sjell energji për biseda interesante, zgjon optimizëm dhe çiltërsi. Ekspertët e Feng Shui këshillojnë që përdorimin e mesatar të ngjyrës vjollce. Ata mendojnë se më mirë është që ngjyrën vjollce ta fusin në shtëpi përmes gjësendeve të ndryshme sesa të ngjyrosni me të muret. Roze është ngjyra univerzale e dashurisë, dhe është zgjidhje e mirë nëse dëshironi ta zbutni energjinë në shtëpi. Thuhet se ndikon qetësisht në sjellje, dhe mund të përdoret në të gjitha hapësirat.

Toka = e verdhë

Toka simbolizon stabilitetin, kujdesin dhe fortësinë, në shtëpi i sjell ngjyra bezh, e verdhë e celt dhe ngjyra e rërës. Ngjrat e tokës duhet të vendosen në pjesën qëndrore të banesës, si dhe në veri-lindje dhe jug-perëndim. Ngjyra e verdhë gjithmonë e kthjellë hapësirën, edhe nëse flitet për shtëpi apo zyre. Të gjitha nuancat e të verdhës mund të shërbejnë për futje të energjisë se komforit në pjesën e kuzhinës apo dhomë së fëmijëve.

Metali = e bardha, hiri, bezh, argjend

Metali si fuqi ndërlidhet me udhëheqjen dhe precizitetin, në botën e ngjyrave e paraqesin e bardha dhe hiri. E bardha është simbol për pastërti dhe pafajsi. Ajo përmban edhe të gjitha ngjyrat tjera, dhe është e dëshirueshme në të gjitha variantat, me kusht që të mos teprohet me të. Nëse dëshironi të tërhiqni kreativitet, përdorni ngjyrën hiri dhe atë në pjesën perëndimore, ndërsa nëse dëshironi të tërhiqni njerëzit që do tju ndihmojnë, vendoseni në veri-perëndim. Nëse ju nevojitet avansimi në karierë , ngjyrën hiri përdoreni në perëndim të shtëpisë apo zyres.

Uji = e kaltërt errët, e zezë

Uji është burim i mençurisë, intelegjencës, paqes dhe freskisë, ngjyrat e saj janë e kaltra dhe e zeza. E kaltra e përdorur në mure apo në gjësende në pjesën veriore sjell përparim në karrierë, në lindje sjell shëndet, ndërsa në jug-lindje sjell para. Për shkak të tipareve të saja, e zeza sjell thellësinë, fuqinë dhe definimin në secilën hapësirë. Por, normalisht nuk do të duhej të gjindej në dhomë të fëmijëve apo në tavanin e dhomës së fjetjes.

Ndikimi i ngjyrave

Sipas Feng Shui-t , ngjyrat ndahen në të qetësuese, të ftohta yin ngjyrat si e kaltra dhe të nxehta, ngjyrat nxitëse yang siq është e kuqja. Në mënyrë të ngjashme edhe psikologjia moderne flet për ndikimin e ngjyravë në disponimin e njeriut e që me të madhe përdoret në rregullimin e hapësirës dhe zgjedhjen e ngjyrave për hapësirat e caktuara.

Ngjyra kryesore yin është e kaltra dhe ajo krijon ndjenjën e qetësisë, ndërsa ngjyra kryesore yang është e kuqja e cila ndikon emocionalisht dhe stimulon psikologjinë e njeriut. Përveq të kaltrës, njëra nga ngjyrat kryesore yin është edhe portokallta. Në mes tyre neutrale janë e verdha dhe e gjelbërta ndikimi i të cilave në emocione varet se me cilat ngjyra përzihen. Nëse i përziejmë me të kaltërt të ftohtë, do të fitojmë nuanca të fikura, të ftohta nuanca tirkize apo akullverdhë. Nëse i përziejmë me të kuqe, do të fitojmë tone më të nxehta ngjyrë pjeshke apo bari.

E gjelbërta
Ndikon në mënyrë relaksuese për sy, stimulon krijimtarinë, ngacmon rritjen dhe rigjenerimin, prezanton fillimet e reja, si dhe shërimin dhe freskimin, prezanton shpresën – e përshtatshme për dhomën e ndenjës.

E kuqja
Stimulon apetitin, rrit metabolizmin ,  ndikon si stimulues, jep energji, por mund të shkaktojë nervozë – ta vendosni në detale në dhomën e ndenjës apo kuzhinë.

E verdha
Stimulon komunikimin, ngjall relacionet me ambientin, simbolizon fuqinë, stimulon shëndetin, durimin dhe mençurinë – e përshtatshme për rregullimin e dhomës së ditës.

Roze dhe vjollce
Qetësojnë, relaksojnë dhe simbolizojnë dashurinë e pakusht, romantikën dhe partneritetin – të përshtatshme për dhomë fjetjes apo hapësirat për meditim. Ngjyra vjollce stimulon natyrën shpirtërore, aventurën dhe mirëqenien.

E kaftë
Simbolizon qëndrueshmërinë, ngrohtësinë dhe mirësinë, ofron stabilitet dhe siguri.

E bardha
Simbolizon pastërtinë dhe thjeshtësinë, ruan qartësinë, precizitetin dhe komunikimin.

E kaltërta
Qetëson dhe stimulon në mendime dhe mësim – tonet më të ndritshme janë të përshtatshëm për rregullimin e dhomës së fjetjes.

E zeza
Përdoret me kujdes dhe në sasi të vogla. Ngjyrë kontemplative e cila stimulon mendimin dhe mistifikimin. Në të njejtën kohë edhe mbyll – nuk preferohet në shtëpi, eventualisht në detale të vogla.

Hiri
Ngjyrë e rafinuar e cila simbolizon bujarinë, stimulon të ndihmuarit dhe paraqet lidhje të përshtatshme mes të zezës dhe të bardhës.

Portokalli
Ngjyrë e kthjellët e cila stimulon fatin.

E kaltër - gjelbër
Paraqet rininë, fillimet e reja dhe rrit besimin.

E kaltërt e errët
Stimulon mençurinë dhe analizën e vetvetes.

Zgjedhja e ngjyrave të murit në hapësira

Kuzhina

Dhoma e ditës dhe kuzhina le të jenë të ngrohta, por me nuanca të ndritshme, p.sh. ngjyrë salmoni apo pjeshke. Ato qetësosht do të stimulojnë oreksin. Me elementin e metalit lidhet e bardha, bezh dhe argjendi. Të gjitha këto ngjyra janë të përshtatshme për kuzhinë ngase asocojnë në pastërti e cila është e domosdoshme për përgatitjen e ushqimit.Përveq kësaj metali si element është kompatibil me elementin e zjarrtë i cili dominon në kuzhinë.Preferohet që dyshemeja të jetë në tone ngjyrë tokës, ndërsa muret në tone të ngrohta pastele ngjyrë vanile apo pjeshke.

Dhoma e ditës

E verdha si ngjyrë elementi të tokës, stimulon komunikimin dhe çiltërsinë ndaj njerëzve tjerë për këtë arsye varianta të ndryshme të verdhës janë të përshtatshme për rregullimin e dhomës së qëndrimit ditor.

E kuqja është ngjyrë e elementit të zjarrtë. Ajo rrit oreksin dhe stimulon metabolizmin, në anën tjetër, mund të ndikojë në agresivitetin njerëzor.Nëse jeni adhurues i kësaj ngjyre, më mirë zgjedhni nuanca të celëta të kuqes spo zvogëlojeni në detale në dhomën e ndejës dhe kuzhinë të cilët do të sjellin gjallëri dhe ngrohtësi, por nuk do të ndikojnë shumë me agresivitet.

Dhoma e fjetjes

Me elementin e ujit lidhen e kaltra e errët dhe e zeza. E kaltra qetëson, por stimulon në mendime për jetën dhe botën. Tonet e ndritshme të së kaltrës janë të përshtatshëm për rregullimin e dhomës së fjetjes. Mund të zgjedhni tone të lehta, por edhe tone të lehta ngjyrë lavande apo ulliri.

Të kuqen, posaqërisht të trashë, të fortë duhet ta shmangni në dhomën e fjetjes ngase mund të jetë pengësë në banesë, po disa detale sikurse jastëkat e kuq mund të rrisin pasionin në momentin e duhur.

Vjollce ndikon shumë qetësisht në mendjen e njeriut dhe shpesh përdoret në hapësirat për meditim, është e përshtatshme edhe për dhomë të fjetjes.

Banjo

E bardha e pastron ambientin, por për të mos u dukur shumë sterile dhe bajate, shtojini disa nuanca të ngrohta.

Këndi i punës

E gjelbërta, e cila lidhet me elementin e drurit, ndikon në relaksimin e syve, ndaj është e përshtatshme për dhomën e punës apo këdnin e punës në shtëpi ku zakonisht lexojmë dhe i mbajmë librat. Nëse i ngjyrosni muret në tone natyrale, tone të tokës, atëherë prapavija neutrale më së miri do të nxjerr në pah ngjyrat dhe detalet.

Tonet neutrale bezh përshtaten më së miri me materialet organike si druri, guri etj.Reflektojnë ndricim dhe për këtë arsye dhoma duket më e madhe.

E zeza absorbon të gjitha ngjyrat, sipas Feng Shui-t, paraqet yin absolut. E zeza paraqet të errëtën , mund të shkaktojë emocione negative të frikës, depresionit dhe agresionit dhe nuk rekomandohet për shtëpi, përveq detaleve të vogla.

Si të rregulloni hapësirat sipas parimeve të Feng Shui

Para aplikimit të Feng Shui-t pastroni mirë hapësirën nga gjërat e panevojshme.Mirëmbajtja e rregullt ka për rrjedhojë organizimin dhe paqen. Siguroni hyrjen e ajrit të pastërt, hapësirat mbani të ajrosura, me sa më shumë ndricim, ngase ajo tërheq energji. Balanca dhe harmonia janë rregullat kryesore të Feng Shui-t. Kaosi dhe jo barazpesha janë armiqt e mëdhenj të Feng Shui-t.Dhoma e rregulluar gabim dhe shtëpia e parregullt dobëson aurën e enterijerit dhe bllokon hyrjen e energjisë pozitive.Bllokuesit më të njohur të Feng Shui-t të mirë janë koridoret hyrës të stërngarkuar, kështu që më së miri është të filloni nga ajo pjesë e shtëpisë. Pas pjesës hyrëse mund të vazhdoni me cilëndo pjesë në qendër të shtëpisë tuaj dhe të bëni që pjesët të marrin prap frymë.

Gjërat teknike të prishura apo gjësende të ngjashme paraqesin pengesë të vërtetë të vitalitetit. Lirohuni nga gjërat e gërvishtura, poqat e djegur dhe të gjitha rrobat të cilat kanë vrima nga insektet.Rregullojini orët të cilat janë ndalur, lirojini gypat e instalimeve të ujit, shtrëngoni karriget që levizin dhe dyert e ormaneve.Me fjalë të tjera, rregulloni dhe ndërroni cdo gjë që mundeni.

Dritaret janë sytë e shtëpisë, derisa dera e hyrjes është goja e tij. Për të pas pasmje të pastërt dhe të qartë të shtëpisë tuaj duhet ti mirmbani dritaret dhe dyert të pastërta, dhe sigurohuni të jenë të hapura dhe të mbyllura si duhet.

Për pozicionimin e hapësirave dhe sendeve brenda tyre përdoret Bagu harta me 8 fusha.

Hyrja në shtëpi

Chi hyn në shtëpi në derën e hyrjes. Ndaj ajo është pikënisja nëse dëshiron ndokush ta rregullojë shtëpinë sipas rregullave të Feng Shui dhe duhet ti kushtoni vëmendje të vecantë.Dyert nuk duhet të kenë pengesa në asnjë anë dhe është e dëshirueshme të jenë të mëdha, në gjendje sa më të mirë, të pastërta, të hapen lehtë, dorëzat të mos bëjnë zhurmë. Besohet se Chi, nëse hyn i papenguar në shtëpi, sjell sukses në gjetjen e punës. Renditja e mobiljeve përcakton si do të lëviz energjia nëpër hapësirë.Kur hyn në banesë, Chi duhet të leviz i papenguar.

Dhoma e ditës

Pjesa e mesme e anës së majtë e banesës apo shtëpisë simbolizon të qenit i shoqërueshëm dhe bashkësinë. Dhoma e ditës duhet të ketë mjaftueshëm ndricim, duhet të jetë e madhe, me form të rregullt dhe e rregulluar. Në mënyrë që të mos pengojë lëvizjen e Chi, mobiljet duhet të jenë ngjyrë të celët dhe i lehtë, por komfor. Duke pas parasysh se kjo dhomë përdoret vetëm për pushim, por edhe për pranimin e musafirëve, dhoma e ndejës i prezanton të zotët e shtëpisë më së miri.Nëse dëshironi diqka të vëni në pah, muri më i largët i dhomës është pozita ideale. Detajet imagjinare, diplomat apo ngjyra atraktive e murit janë mënyra të mira për të marrë vëmendjen.Raftet me libra asnjëherë nuk duhet të jenë të mbushura, ngase japin ndjenjën e mungesës së oreksit për zhvillim shpirtëror.

Kuzhina dhe dhoma e ngrënies

Kuzhina duhet të jetë e vendosur në pjesën jug-lindore të shtëpisë, derisa forma e saj duhet të jetë sa më e thjeshtë, kulmi  të mos jetë as më i i gjatë as më i shkurtë. Furra në traditë është simbol i pasurisë familjare, për këtë arsye pamja e kuzhinës për Feng Shui është i rëndësishëm.Kuzhina duhet të jetë e ndricuar mirë, e pastërt dhe funksionale. Furra dhe mikrovala vendosen ashtu që të mund të vërehen lehtë.

Bimët simbolizojnë shoqërimin dhe shokët e rinj, druri paraqet rritjen dhe stabilitetin, mund të ndihmojë edhe në financa.Për karierë mund të ndihmojnë ujëvara, fontana apo akuariumi.Dhoma e ngrënies është e rëndësishme për banuesit, ngase aty hajnë së bashku. Nëse është e rregulluar sipas Feng Shui-t mund të ndihmojë në avancimin e marëdhënieve dhe bashkësisë.Më së miri është të jetë në mes të shtëpisë, afër kuzhinës, sa më larg nga dera e hyrjes.Është interesant se në dhomën e ngrënies edhe pasqyret janë të dëshirueshme, ngase japin ndjenjën e madhësisë dhe dyfishimit të ushqimit, dhe me këtë edhe mirëqenies.

Dhoma e fjetjes

Dhomës së fjetjes duhet kushtuar vëmendje nëse dëshirojmë avancim në dashuri.Dhoma e fjetjes duhet të jetë më së largu nga dera e hyrjes. Pozita e krevatit është më i rëndësishmi, duhet të shikojë nga dera, por jo ta ketë përballë tij. Nuk ka ndonjë formulë univerzale për renditje të sendeve, personi sipas dëshirës e rregullon hapësirën. Nëse ndokush dëshiron të ftojë në jetën e tij lidhjen me njerëzit tjerë, do ti largon krevatet nga muri, ndërsa nëse ka mbështetje më pak në jetë, krevatin duhet vendosur në muri.Koka vendoset në një pjesë të caktuar dhe duhet të jetë i mbvshtetur për muri. Përballë me kokën duhet të vendoset diqka e bukur dhe e këndshme, si dritare, fotografi e dashur, apo foto e cila ngjall emocione pozitive. Pasqyret nuk preferohen në dhomë të fjetjes.Priza nuk duhet të jetë afër kokës , sjell ëndrra të këqija.

ZJARRI

vjollcë e kuqe

fuqi - pasuri - bollëk

ZJARRI

fuqi - pasuri - bollëk

ZJARRI

portokalli i kuq

lavdi - e ardhmja - reputacioni

ZJARRI

lavdi - e ardhmja - reputacioni

ZJARRI

rozë e kuqe

dashuri - martesa - dashuri

ZJARRI

dashuri - martesa - dashuri

TREE

jeshile

familja - shëndetësia - komuniteti

TREE

familja - shëndetësia - komuniteti

BAZË

kafe e verdhë

mirëqenia - ekuilibri

BAZË

mirëqenia - ekuilibri

METAL

gri i bardhë metalik

kreativiteti - fëmijët - ligj

METAL

kreativiteti - fëmijët - ligj

METAL

gri i bardhë metalik

mëshirë - ndihmë - udhëtim

METAL

mëshirë - ndihmë - udhëtim

UJIT

blu i zi

karriera - punë - vetëbesim

UJIT

karriera - punë - vetëbesim

UJIT

blu i zi

dije - mençuri - harmoniy

UJIT

dije - mençuri - harmoniy