FINAL NANO PREMIUM suva

PËRSHKRIM I PRODUKTIT

FINAL NANO PREMIUM suva është suva shtresëhollë që nuk zhytet nga papastertinat. Përdoret për mbrojtjen dhe dekorimin e sipërfaqeve të fasadave. Rezistente ndaj ndikimeve atmosferike dhe me aditivë të vecante është e mbrojtur nga sulmet e algave dhe mykut.

Përdoret dekorimin e sipërfaqeve të fasadave dhe sipërfaqeve të brendhsme të mureve, për të gjitha llojet e sipërfaqeve të përpunuara fine (suvatë minerale fine, gips-karton pllakat  dhe pllaka nga fiber cementi, pllakat nga iverica), si dhe si shtresë përfundimtare në sistemet termo-izoluese.

APLIKIMI

Shtresa duhet të jetë e lëmuar dhe e pastërt; temperatura e punës duhet të jetë me e madhe se +8°C dhe më e ulët se +30°C. Lagështia relative e ajrit më e vogël se 80%.

Suvaja nuk guxon të aplikohet mbi murin/shtresën që i është ekspozuar diellit,  shiut, mjegullës e poashtu edhe në fryn era(fasadën duhet mbrojtur me perde mbrojtëse). Suvaja para se të vendoset duhet të përzihet me përzierse dhe sipas nevojës të tretet me ujë. Është e obliguar aplikimi i lyerësit themelor Finalgrund Uni (koha e tharjes 24orë), në nuancë të ngjashme me atë të suvasë!

Suvaja aplikohet me dorë me gleter të pakorroduar apo me makinë në trashësi sa më të përafërt me kokrrën më të trashë të suvasë. Suvanë e lëmuar menjëherë ose disa minuta pas aplikimit e lëmojmë me veprime të kryqëzuara me gleter të fortë të plastikës. Suvanë e vrazhdë menjëherë ose disa minuta pas aplikimit e lëmojmë me veprime të kryqëzuara, vertikale apo horizontale me gleter të fortë të plastikës. Vendet e papastruara dhe veglat pas përdorimit duhet pastruar me ujë. Duhet mbrojtur sipërfaqen e suvatuar nga rreshjet 24 orë pas aplikimit të suvasë!

Suvaja e cila i takon sharzhave të ndryshme duhet egalizuar(përzier)mes veti para aplikimit!

MBULIMI

ZG 1,5 mm – 2,4 kg/m2            ZR 2,0 mm - 2,5 kg/m2

ZG 2,0 mm – 2,9 kg/m2

PAKETIMI

25 kg

NUANCAT

KARAKTERISTIKAT TEKNIKE